Digicom sjell për herë të parë eksperiencën Mesh Wi-Fi në shtëpinë tuaj
Digicom sjell standardin më të lartë të internetit në shtëpinë tuaj me Nokia Mesh Wi-Fi, një zgjidhje inovative që kombinon teknologjinë Wi-Fi 6 me sistemin inteligjent Mesh, i mundësuar nga Nokia Beacon 3.1. Kjo teknologji është projektuar për të ofruar mbulim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje në çdo ambient të shtëpisë.
Mbulim inteligjent për çdo ambient
Me teknologjinë Wi-Fi EasyMesh™, Beacon 3.1 krijon një rrjet të vetëm Wi-Fi në të gjithë shtëpinë, duke eliminuar zonat pa sinjal dhe duke siguruar lidhje pa shkëputje. Sistemi funksionon si një rrjet i unifikuar ku pajisjet tuaja qëndrojnë gjithmonë të lidhura, edhe kur lëvizni nga një dhomë në tjetrën. Valët e wireless mund të zgjerohen në çdo moment duke shtuar pajisje shtesë (beacons), të cilat integrohen automatikisht në rrjet.
Teknologji vetë-optimizuese
Beacon 3.1 funksionon me një software inteligjent të Nokia Wi-Fi Mesh Middleware, i cili i mundëson rrjetit të vetë-optimizohet në mënyrë dinamike. Sistemi zgjedh automatikisht kanalin më të pastër dhe menaxhon trafikun e rrjetit përmes band steering dhe client steering, duke siguruar gjithmonë lidhjen më të fortë dhe më të qëndrueshme për çdo pajisje të lidhur.
Menaxhim i avancuar dhe siguri
Rrjeti mund të monitorohet në mënyrë të centralizuar përmes cloud, duke përdorur Platformën e Shërbimeve të Përdoruesit (USP/TR-369). Kjo i mundëson ekipeve teknike të Digicom të kenë një pamje të plotë të rrjetit tuaj dhe të identifikojnë e zgjidhin çdo problem në kohë reale, duke rritur cilësinë e shërbimit dhe sigurinë e lidhjes.
Teknologjia Wi-Fi 6 dhe eksperienca Mesh
Wi-Fi 6 është gjenerata më e re e teknologjisë wireless, e cila ofron shpejtësi më të lartë, stabilitet më të mirë dhe efikasitet më të madh në ambiente me shumë pajisje të lidhura njëkohësisht. Ajo gjithashtu ndihmon në kursimin e energjisë së baterisë dhe pajisjeve si telefoni dhe laptopi.
Ndërkohë, një rrjet Mesh krijon një mbulim të unifikuar Wi-Fi në të gjithë shtëpinë, duke shmangur dobësimin e sinjalit në distancë. Pajisjet Mesh punojnë së bashku si një sistem inteligjent, duke garantuar lidhje të pandërprerë pa nevojën e ndërrimit manual të rrjetit.
Zgjerim fleksibël i valës Wireless
Me mbështetjen për Wi-Fi EasyMesh™, sistemi lejon zgjerimin e rrjetit në çdo kohë, duke shtuar pajisje të tjera për të eliminuar plotësisht zonat pa mbulim, veçanërisht në shtëpi të mëdha ose ndërtesa me shumë kate.
Vetë-optimizim i vazhdueshëm
Sistemi monitoron vazhdimisht ambientin e rrjetit dhe performancën e lidhjes. Në rast ndërhyrjesh apo mbingarkese, Beacon 3.1 kalon automatikisht në kanalin më optimal për të garantuar stabilitet maksimal, pa nevojë për ndërhyrje nga përdoruesi.
