Informacion i përgjithshëm
Pozicioni
Specialist Kontabiliteti për Pagesat
Tipi i punës
Full-time
Lokacioni
Tiranë – Shqipëri
Mënyra e punës
On-Site
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Shkarkon statement-et e bankave për të hedhur të gjitha likuidimet e klientëve në sistemin e brendshëm.
- Kontrollon dhe konfirmon raportet me palët e treta për likuidimet automatike.
- Kontrollon dhe rakordon veprimet që bëhen nga Digicom Up me statement-et e bankave.
- Kontrollon dhe rakordon me statement-et veprimet që vijnë si utilitete.
- Kontrollon dhe rakordon arkat e dyqaneve me CRM, Financa 5 dhe Selfcare.
- Ndjek komunikimet me shërbimin e klientit për diferencat që vijnë nga likuidimet e faturave.
- Përgatit file-t e importeve të veprimeve në Financa 5 për të gjitha bankat dhe palët e treta.
- Mban marrëdhënien me klientin në lidhje me kartelat dhe detyrimet.
Kriteret kryesore
- Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin universitar për Financë/Kontabilitet.
- Gjuhë të huaja: Anglisht.
- Të ketë aftësi shumë të mira në Excel (SUMIFS, VLOOKUP, Pivot).
- Të jetë i/e komunikueshme.
- Të dijë të punojë në grup.
- Aftësi për të punuar në kushte fluksi.
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit: hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.